Ngjarja e rëndë që goditi familjen e motrave Ingrit dhe Inis Gjoni, shokoi edhe publikun e gjerë. Një ditë më parë, u mësua se motra e madhe e tyre, Ilda, ndërroi jetë në moshë të re. Vetëm 48 vjece, ajo u shua pas problemesh shëndetësore për të cilat nuk ishte folur publikisht, por që sipas disa burimeve, bëhej fjalë për një sëmundje të pashërueshme, betejën me të cilën duket nuk arriti ta fitonte dot.
Familjarët ende nuk kanë bërë asnjë pohim lidhur me arsyet e vdekjes së saj. Ilda e kishte provuar dhe ajo moderimin në rininë e saj, por u tërhoq për shkak se u bë nënë shumë e re. Në moshën 18 vjeç solli në jetë vajzën e parë, Anën, e më pas, 23 vjece, u bë nënë për herë të dytë. Pas disa vitesh erdhi divorci me bashkëshortin, megjithatë, sic kujtonte Ana disa kohë më parë në një intervistë, kishin një marrëdhënie të jashtëzakonshme me njeriun me të cilin e ëma u martua më vonë, lidhje kjo nga e cila lindi edhe një djalë.
Aktorja bëri një dedikim prekës në rrjetin social “Instagram” për ndarjen nga jeta e së ëmës. “Më këpute shpirtin moj mami. Dua të jetë një ëndërr e keqe. Nuk e di a ta thashë dot mjaftueshëm që të dua. Të mori Zoti në ditën më të shenjtë që ti të jesh ëngjëlli jonë. Ne përgjithmonë”, kanë qenë këto fjalët e para publike të Anna Likës pasi u mësua se kishte humbur nënën.