KreuCelebrity

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, Zajmina Vasjari: Ishte një nga punëtoret më të shkëlqyera të kompanisë sonë!

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, Zajmina Vasjari: Ishte një nga

Pas vetëvrasjes së 41-vjeçares, Bedrie Loka në Durrës, e cila dyshohet se ishte bullizuar me profile false në rrjetet sociale, ngjarje kjo qe ngriti ne kembe opinionin publik, ka reaguar këngëtarja, Zajmina Vasjari. Kjo e fundit duket se rezulton bashkepronare e fasonerisë ku punonte e ndjera. Vasjari pretendon se ngjarja nuk lidhet me profilin e rremë në TikTok, ku e ndjera ofendohej me fjalë të rënda.

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, Zajmina Vasjari: Ishte një nga

“Tani do prehesh ne paqe Bedrie! U perpoqa shume dje te zbardhja historine tende nga lajmi i rremë qe portalet te përfshinë, por per fat te keq askujt nuk i interesoi historia e nje gruaje te dhunuar se ndoshta eshte shume e degjuar, por historia e tik tokut do ishte lajm me i klikuar. Per fat te keq sot edhe lajmi i vdekjes shet pa i interesuar e verteta. Ti ishe nje grua e bukur, e zonja, e forte, nje nga puntoret me te shkelqyera te kompanis tone, e ndershme dhe nje Nene shembullore. Ngushellime te perzemerta familjareve!”, shkruan Zajmina Vasjari.

Vetëvrasja e Bedrie Lokës, Zajmina Vasjari: Ishte një nga

Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i gruas, i cili dyshohet se dhunonte 41-vjeçaren, por profilet e rreme e kishin nxitur duket se tepermi xhelozine dhe mosbesimin e tij ndaj te shoqes, e cila ishte ankuar prej nje viti dhe ne polici ne lidhje me bullizmin online, por kjo forcat e rendit nuk kishte pasur asnje reagim.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF