KreuCelebrity

VIDEO/ Pas sherrit me Elian, Princi Leka shfaqet i lumtur duke festuar 42-vjetorin!

Princ Leka ka festuar këtë të martë 42-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar ka bërë edhe një postim në rrjetin e tij social Instagram. Teksa ka ndarë një video të vajzës së tij, princeshës Geraldinë, ku e lumtur fryn qirinjtë, ai shkruan, “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by HRH Crown Prince Leka (@princleka)

Ky postim festiv vjen pasi Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë paditur njëri-tjetrin për dhunë në polici, pasi të dyja palët janë përplasur në fillim muaji, kur princi ka shkuar te shtëpia për të takuar vajzën e tyre të mitur.

Në media qarkulloi edhe një video ku Elia shihej duke sulmuar dhe duke i kërkuar llogari Princ Lekës, se pse ai i kishte dhunuar babanë e saj.

VIDEO/ Pas sherrit me Elian, Princi Leka shfaqet i lumtur duke festuar

Nga gjykata deri tani është vendosur se Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3-vjeçare vetem në prani të dados, ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF