Këngëtarja e njpohur Samanta Karavella ka ngritur dyshime së fundmi së është në pritje të ëmbël.
Ajo ka ndarë një video në rrjetin social TikTok, ku teksa shijon natyrë ka tërhequr vëmendjen me barkun e saj të rrumbullakosur. Nuk dihet nëse këngëtarja është në pritje të ëmbël, apo barku duket i rrumbullakosur është si pasojë e xhupit të trashë që ajo duket që ka veshur.
Këngëtarja ka zgjedhur që jetën private ta mbajë larg vëmendjes mediatike dhe nuk ka deklaruar në publik që është në një lidhje romantike.
Por kujtojmë që Samanta u përfol vite më parë se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar. Partneri i saj i propozoi këngëtares më 29 dhjetor të vitit 2021 dhe artistja tha "Po". Mbetet për t'u parë..



















