DJ i njohur Vin Veli mesa duket ka nisur në një lidhje të re dashurie. Dyshimet kanë nisur pasi ka publikuar një foto me një vajzë bionde në rrjetin e tij social Instagram;.
Karolina Gasiunaite quhet vajza e cila në një nga postimet e saj në Milano ka bërë tag Vin Velin. Karolina nuk është shqiptare dhe me një vëzhgim të lehtë shohim që në postimet e fundit DJ Vini i ka bërë like dhe i ka komentuar emoji me zemra.
Rreth 3 vite më parë në intervista të ndryshme ka konfirmuar se është në një marrëdhënie, por partnerja e tij asokohe nuk dëshironte të ishte pjesë e medias. Asokohe ai zbuloi se është pjesë e juridikut, dhe se për momentin nuk jetonin bashkë.
Mbetet për t’u parë nesë Vin Veli këtë herë do të ndajë detaje me ndjekësit duke qenë se me foton e publikuar ka ngjallur kërshëri se ç’po ndodh me jetën e tij private..
Kujtojmë se Vin Veli ka qenë në një lidhje me moderatoren Bora Zemani, me të cilën ka edhe një djalë.