KreuCelebrity

Ylli i “Telight” bëhet baba për herë të parë!

Ylli i “Telight” bëhet baba për herë të

Ylli i “Telight” Robert Pattinson është bërë baba! Aktori dhe e dashura e tij këngëtarja Suki Waterhouse konfirmuan se janë bërë një familje prej tre anëtarësh pasi u panë duke bërë një shëtitje me foshnjën në LA këtë javë, sipas një raporti nga "The Mirror".

Shumë shpejt, fotot e të dyve me fëmijën e tyre u përhapën në të gjithë rrjetet sociale. Në fotot e reja, Roberti shihet i veshur me një bluzë me kapuç gri që mbulon kokën, një palë pantallona të shkurtra dhe një xhup; ndërsa ai mori një karrocë rozë së bashku me Sukin që e ndiqte vetëm pranë tij. 

Ylli i “Telight” bëhet baba për herë të

Suki ka zgjedhur një pallto të zezë, të cilën e ka shoqëruar me pantallona gri. Të dy kishin edhe kapele bejsbolli në kokë. Suki nuk ka ndarë ende një postim zyrtar në rrjetet e saj sociale pas lajmit për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Ylli i “Telight” bëhet baba për herë të

Ishte në nëntor të vitit të kaluar kur aktorja e The Daisy Jones & The Six njoftoi shtatzëninë e saj gjatë performancës së saj në Festivalin Corona Capital në Meksikë. "Unë kam veshur diçka me xixa sot sepse mendova se mund të të largojë vëmendjen nga diçka tjetër që po ndodh”, tha ajo gjatë performancës së saj dhe tregoi drejt barkun e vogël.

Ylli i “Telight” bëhet baba për herë të

Aludimet për lidhjen e Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse filluan në vitin 2018 pasi ata u panë së bashku në Londër. Çifti janë mundur që marrëdhënien e tyre ta mbajnë private.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF