Shtëpia e modës Miu Miu ka qëlluar në shenjë sërish: Përmes një ridizenjimi, ajo i ka rikthhyer popullaritetin të ashtëquajturave “cizme të motoristëve”, duke i përfshirë në koleksionin e saj vjeshtë-dimër. Ja disa ide sesi mund të kombinohen ato:
Me një pardesy lëkure
Çizmet e motorristëve janë bërë për t’u veshur me një xhaketë ose pardesy lëkure, nuk ka dyshim për këtë. Palltoja e gjatë në stilin e filmit “The Matrix” është gjithashtu një nga tendencat më të mëdha të modës për vjeshtën e vitit 2023, kështu mund të kombinoni dy pjesë që janë në trend dhe të arrini veshjen perfekte.
Me një fund maksi
Një fund maksi i gjatë është ideal për punë, por me çizmet e motorristëve do të marrë një kthesë të papritur. Është e rëndësishme vetëm se si i stiloni këto dy pjesë në dukje të papajtueshme – me një xhaketë të madhe, do të shkonin shumë.
Me një këmishë të bardhë klasike
Një këmishë e bardhë është me të vërtetë pjesa më e nevojshme që çdo femër duhet të ketë në dollapin e saj dhe kur kombinohet me çizme – arrihet ky efekt tepër i lezetshëm.
Me fustan me material triko
Është një stilim të thjeshtë me çizme motorristësh, të cilat do të duken të shkëlqyera me aksesorët e duhur. Kombinoni fustanin tuaj triko të ngrohtë me një xhaketë lëkure.