KreuFashion

Balenciaga me “çudinë” e radhës: Nxjerr fundin peshqir, çmimi “një çmenduri”!

Balenciaga me “çudinë” e radhës: Nxjerr fundin

Balenciaga ka befasuar jo pak kohët e fundit me krijimet e saj, që shpeshherë janë kthyer edhe në objekt talljeje e ironie në rrjetet sociale. Kjo gje nuk ka penguar megjithatë shtëpinë e njohur spanjolle të modës të nxjerrë “çudinë e fundit”.

Ajo ka zgjedhur të godasë sërish duke bërë atë që di të bëjë më së miri: të shokojë dhe zemërojë blerësit, që kanë shpërthyer menjëherë ne komente online pasi kanë parë këtë dizenjo.

Balenciaga me “çudinë” e radhës: Nxjerr fundin

Fundi peshqir i përbërë prej peshqiri të vërtetë, me dy butona dhe një rrip pëlhure shtesë brenda, është pjesë e koleksionit pranverë-verë 2024 dhe kushton 925 dollarë. Ai vjen në dy ngjyra: gri e bezhë, dhe mund të vishet si nga djemtë, ashtu edhe nga vajzat, në përditshmëri apo mbrëmje festive. Kjo nuk është herë e parë që drejtori kreativ i Balenciaga-s provokon publikun me koleksionet e tij. Vitin e kaluar 42-vjeçari gjeorgjian nxorri në shitje një palë atlete të shkatërruara për "vetëm" 1,850 dollarë.

Balenciaga me “çudinë” e radhës: Nxjerr fundin

Pa harruar çantën e famshme e ngjashme me qesen e plehrave, çantën legjendare Frakta të IKEA-s apo bluzën me printin DHL, gjatë debutimit të tij me linjën “Vetements”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF