KreuFashion

Disa veshje lëkure që duhet t’i keni patjetër!

Disa veshje lëkure që duhet t’i keni patjetër!

Për disa sezone, veshjet prej lëkure – qofshin origjinale apo jo – kanë dominuar kudo.

Në pasarela, si dhe në prurjet në Instagram dhe TikTok, vazhdojmë t’i shohim pandërprerje: jo vetëm xhaketa të stilit motorik, por edhe pantallona, funde, fustane, bluza.

Me pak fjalë, ky material është protagonist absolut. Prandaj, nuk ka kohë më të mirë për të investuar në disa veshje të reja lëkure ose imitim lëkure, për t'u dukur plot stil nga tani deri në muajt e ardhshëm. Një pallto e bukur për shembull, një aleat ideal për ditët e para të pranverës ose një këmishë, për t'u veshur si me taka ashtu edhe me këpucë të sheshta, në varësi të rastit.

Disa veshje lëkure që duhet t’i keni patjetër!

Apo një palë pantallona lëkure të këndshme me këmbë të gjera për t'u kombinuar me atlete dhe një pallto maxi; një këmishë oversize, perfekte edhe tani mbi një pulovër.

E nëse e zeza mbetet opsioni më popullor i ngjyrave, në radhët e koleksioneve të modës së momentit nuk mungojnë as ngjyrat; nga lëkura në nuancat e blusë, nga e kuqja e ndezur në jeshile pastel.

Më poshtë do të gjeni disa prej veshjeve që kemi përzgjedhur nga të cilat do të frymëzoheni..

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF