Krokodili i artë nga Versace
Kjo çantë kaq lozonjare e Versace i jep akoma më shumë stil pamjes suaj: me gurë floriri dhe e punuar me mjeshtëri në Itali, me lëkurë me efekt krokodili, ajo ka një madhësi të përshtatshme për t’u mbajtur në dorë dhe në krah, si një aksesor shoqërues i mbrëmjeve tuaja.
Byzylyk vintage
Luksi dhe eleganca e këtij byzylyku të Chloé qëndron dukshëm në ndërthurjen e elementeve të stilit vintage, i cili theksohet mbi zinxhirin e madh me ngjyrë prej ari. Pra, përveshni mëngët dhe theksojeni atë në kyçin tuaj të dorës, sepse do të merrni gjithë vëmendjen.
Prekje hyjnore
Pamja minimaliste është kriteri kryesor i elegancës, ndaj stilistja Patricia Bonaldi e markës PatBO dizenjoi një fustan me një dekolte të bollshme dhe linja të qarta, duke treguar vëmendje ndaj detajeve, një prekje teminash dhe punime grepi ndërthurur me kristale dhe rruaza.
Hapat e Priscilla
Këto këpucë Gucci quhen Priscilla dhe përveçse kanë një pamje magjepsëse, ajo që i bën akoma edhe më të dashura është gëzofi prek kadifeje, me të cilën ato janë punuar, ku dallon dukshëm monograma e markës, duke i theksuar edhe më shumë aspektin e luksit.
Fluturimi i Pegasos
Ky rrip i markës Etro, i zbukuruar në pjesën ballore të mbërtheckës me pllakën e kalit fluturues Pegaso, nuk është vetëm një arsye për të theksuar belin, pasi ai është punuar me lëkurë të bardhë e të butë, duke qenë e zhdërvjellët për t’u përshtatur me çdo formë trupi.