Në dimër gjithmonë duhet t'i kushtojmë vëmendje parashikimit të motit përpara se të vendosim se çfarë të veshim, dhe në një sezon me ‘kapriço’, mirë është që disa kombinime veshjesh t’i kemi gati dhe zgjedhja se cila prej tyre është e duhura më pas, është fare e thjeshtë.
Pulovrat tashmë janë zgjedhja ideale, të cilat jo vetëm janë komode dhe të mbajnë ngrohtë, por janë edhe në modë dhe do të duheni bukur e plot stil..
Ndaj gjëja që duhet të bëni, është t'i hidhni një sy 5 kombinimeve që kemi përzgjedhur, nga të cilat jemi të bindur që do të frymëzoheni..