Java e modës në Korenë e Jugut që u mbajt në datat 5 dhe 7 shtator krijoi ndërthurjen më inovative që është parë ndonjëherë. Si kurrë më parë në një pasarelë mode në botë prezantimi i koleksioneve për Pranverë/ Verë 2025 kaloi çdo parashikim teksa u pa sesi stilistët koreanë së bashku më gjigandin inovator të teknoogjisë LG kishin ndërthurur mjeshtërisht ekranë tabloidësh të inkorporuar në veshje.
Magjinë e këtij bashkëpunimi, modeli dhe sipërmarrësi shqiptar pati privilegjin ta përjetonte fizikisht teksa ishte përzgjedhur nga stilistët e markave Greedilous dhe Maison Nica si modeli kryesor në prezantimin e koleksioneve. Duke lejuar që dizajnet dhe ngjyrat të zhvendosen nga një moment në tjetrin, ekranet e shtrirë të kompanisë LG shfaqen në pjesën e përparme të veshjeve, mëngëve dhe çantave të krijuar nga stilistët kryesorë koreanë Youn-Hee Park dhe Chung-Chung Lee.
Shtëpia e modës Maison Nica që njihet për misionin e krijimit të një bote më të mirë përmes modës pa gjini, pati mbylljen e sfilatës nëpërmjet atij që tashmë mediat ndërkombëare e quajnë supermodel Elton Ilrijani, i cili shkëmbeu një përqafim të ngrohtë me stilistin e markës. Po ashtu një moment kyç ishte menduar për Ilirjanin edhe nga brandi tjetër korean Greedilous, që ja besoi çeljen e sfilatës karizmës dhe profesionalizmit të modelit dhe finaltropistit nga Shqipëria.
Edhe pse kjo është hera e dytë e Elton Ilirjanit që merr pjesë në një sfilatë në Kore të Jugut, kjo eksperiencë do të mbetet gjatë në memorjen e tij si një ndër më të veçantat.



















