Dizajneri i njohur Malan Breton ka realizuar një koleksion shumë të bukur për sezonin Vjeshtë/Dimër 2024-2025. Për këtë koleksion dizajneri i njohur ka zgjedhur që veshjet e tij t’ia besojë Elton Ilirjanit.
Një koleksion shumë i bukur, i cili ka tërhequr vëmendjen e gjithë adhuruesve të modës. Koleksioni është publikuar nga media prestigjioze, si, “Fashion Magazine”, “Fashion Network”, “Bazar” dhe “Elle”, etj..
-
Oscars 2024; “Oppenheimer” shpallet filmi më i mirë!
11 Mars, 09:53
Elton Ilirjani ka qenë në “Javën e Modës në Paris” dhe në një postim në rrjetin e tij social Instagram, krahas një video ku shihet duke sfiluar, ai shkruan,
“Plani i Zotit! Këtë shëtitje ia dedikova të gjithë popullit serb! Ata janë të mrekullueshëm dhe fqinjë të shqiptarëve, dhe ne duhet të jetojmë në paqe pranë njëri-tjetrit! Zgjidhja është të shohim përpara dhe të ndërtojmë një të ardhme të ndritur për brezat e rinj! Sa e bukur do të ishte ajo ditë që të mos kishim kufij dhe të mos kishim urrejtje, por vetëm të duam dhe të mësojmë nga e kaluara! Duke ecur për @suzanapericofficial gjatë @parisfashionweek @lagaleriebourbon për @serbiafashionweek. Faleminderit @bymarcellocosta për grimin e jashtëzakonshëm Faleminderit @gettyimages për fotografitë e mrekullueshme!”, shkruan ai në postimin e tij.
View this post on Instagram



















