Jennifer Lopez di mirë sesi të tërheqë vëmendjen dhe bëri një mbërritje prej “supermodeleje” për një takim në qendrën “Apple Music”. 54 vjeçarja, shkëlqeu me një bluzë me hapje të thellë që ekspozonte gjoksin dhe një pallto të mbushur me gurë që ngjanin si “pikë loti”.
Look-un e kishte kompletuar me një palë vëthë plot shkëlqim dhe një palë pantallona ngjyrë ulliri të errët. Me flokët e krehura drejt, ajo i ka lënë pa frymë kalimtarët me pamjen e saj, shkruan Daily Mail.
Jennifer ‘e ktheu trotuarin në pasarelën e saj personale’ vetëm disa ditë pas një daljeje publike në McDonalds me bashkëshortin e saj Ben Affleck. JLo nuk mund të ishte më e lumtur për këtë, pasi u pa mjaft e buzëqeshur duke u ngjitur në makinë me partnerin gjatë “ ekskursioneve të tyre”. Por këto “mashtrime: të vogla me ushqimin, duket nuk e kanë penguar artisten të ruajë formën fizike.