KreuFashion

Pantallonat e gjera edhe këtë sezon janë IN: modelet pranverore i gjeni këtu!

Pantallonat e gjera edhe këtë sezon janë IN: modelet pranverore i

Nga modelet me ngjyra të forta deri tek ato me printime shumëngjyrësh: një përzgjedhje e pantallonave të gjera që nuk mund të mungojnë në gardërobën tuaj. Stinët kalojnë, tendencat e reja vijnë, por pantallonat e gjera mbeten gjithmonë aty, në krye të listës së veshjeve të domosdoshme në gardërobën e përditshme.

Këtë dimër i kemi parë praktikisht kudo, i kemi veshur në të gjitha mënyrat dhe i kemi treguar në çdo kohë të ditës dhe mbrëmjes: nëse mendoni se momenti i tyre i lavdisë ishte i destinuar të përfundonte, keni gabuar.

Pantallonat me këmbë të gjera dominojnë gjithashtu në koleksionet pranverë-verë 2024 dhe nuk duket se kanë ndërmend të braktisin dollapin tonë së shpejti. Gjatë ditës me atlete, mokasina, balerina apo çdo këpucë tjetër të sheshtë, në mbrëmje me sandale me taka të larta: pantallonat e gjera sigurojnë kombinime stili të pafundme.

Dhe modelet e reja që tashmë janë shfaqur në raftet e dyqaneve, mund të dëshmojnë se ato janë partnerët tanë më të mirë.

Nga modelet e përjetshme me ngjyra të forta, të disponueshme me ngjyra klasike, tone pastel ose nuanca të gjalla, deri tek ato me printime me lule ose me vija; nga variantet e xhinseve deri tek ato më të çmuara të mbushura me temina: zbuloni në këtë përzgjedhje disa nga pantallonat e gjera më elegante nga koleksionet 2024.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF