Kujt do t’ja merrte mendja se kanotjerja e bradhë do të kthejej në artikullin që do të drejtojë modën për Pranverë 2024 pasi një copëz e tillë është kthyer në must have për sezonin.
Elementët bazikë të garderobës kanë avantazhin e jashtëzakonshëm që mund të përvetësohen gradualisht dhe të përshtaten me tendencat e reja të stinës, pa u dukur asnjëherë i vjetëruar. Ky është rasti, ndër të tjera, me kanotjerën e bardhë, një element bazë i përjetshëm që duhet ta keni absolutisht në gardërobën tuaj . Stilistët bashkëkohorë e kanë rishikuar këtë element të gardërobës, duke e transformuar atë në një pjesë të modës.
Por praktikisht si mund ta veshim një kanotjere të bardhë në 5 kombinime?
Nga Margot Robbie, e cila na tregoi se si kjo pjesë e thjeshtë mund t'i shtojë një humor casual xhaketës, deri te Bella Hadid, e cila e veshi atë me një veshje të stilit perëndimor.
Më poshtë gjeni mënyra sesi një pjesës e veshjeve tona që deri vonë e kemi konsideruar si veshje të brendshme, këtë sezon kthehet në mbretëreshën e outfit-it.



















