KreuFashion

Penelope Cruz sjell "fijet ngjyrë mjalti" që i duhen gocave brune!

Penelope Cruz sjell "fijet ngjyrë mjalti" që i duhen gocave

Penelope Cruz, brunia e përjetshme, është “çokollata” më e pëlqyer në radhët e gocave VIP, kur vjen puna te flokët. Por, këtë herë artistja ka vendosur t’i surprizojë të gjithë!

Penelope Cruz sjell "fijet ngjyrë mjalti" që i duhen gocave

Fillimisht, ajo mori vëmendjen e njerëzve duke u bërë virale me prerjen e re të flokëve, një model i shkurtër bob. Tani, i ka prerë edhe më shkurt flokët duke dhënë edhe një ide shtesë për gocat që po mendojnë të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre.

Penelope Cruz sjell "fijet ngjyrë mjalti" që i duhen gocave

Modeli i ri i flokëve është vetëm njëra anë e medaljes: Ana tjeter ishin fijet ngjyrë mjalti, përgjigja e duhur për të gjitha brunet që duan një ndryshim për flokët. Ishte Mary Phillips, parukierja e yjeve të njohur si Jennifer Lopez, Hailey Bieber dhe Kendall Jenner ajo e cila zbuloi përmes një fotoje në Instagram ngjyrën e re të flokëve të Cruz. Më shumë shkëlqim të bronztë, me fije flokësh të çelura në ngjyrë mjalti, aq sa aktorja duket sikur ka sjellë gjithë shkëlqimin e diellit përmes modelit të ri. Aktorja që thuajse gjithë jetën i ka mbajtur flokët të gjatë dhe në ngjyrë kafe të errët, tashmë duket si një bionde e lehtë, që anon në tonet e mjaltit, teksa modeli vjen voluminoz i flokëve e skajet me onde.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF