Jo të gjithë kemi fat në dashuri në të njëjtën mënyrë. Ndërsa disa përjetojnë histori romantike si në filma, të tjerë përballen shpesh me zhgënjime, keqkuptime apo zemërthyerje. Sipas astrologëve, disa shenja të horoskopit kanë më shumë sfida në dashuri për shkak të natyrës së tyre, mënyrës si e shprehin ndjenjat apo pritshmërive që kanë.
Ja cilat janë 5 shenjat që konsiderohen me më pak me fat në çështjet e zemrës:
1. Virgjëresha
Virgjëreshat janë perfeksioniste dhe tepër kritike, si ndaj vetes, ashtu edhe ndaj partnerëve. Kjo i bën shpesh të ndihen të pakënaqur apo të papërmbushur në marrëdhënie. Frika nga zhgënjimi i shtyn t’i analizojnë ndjenjat në vend që t’i ndjejnë.
2. Akrepi
Akrepi është i thellë emocionalisht, por edhe shumë i ndërlikuar. Xhelozia dhe prirja për të kontrolluar mund t’i largojë partnerët. Ata duan dashuri të fortë dhe të thellë, por ndonjëherë vështirësojnë afrimin e tjetrit.
3. Peshqit
Romantikë dhe ëndërrimtarë, Peshqit shpesh futen në lidhje me shpresën për dashuri ideale. Por idealizmi i tyre mund t’i çojë në marrëdhënie të pabarabarta, ku ndihen të lënduar ose të mosvlerësuar.
4. Bricjapi
I fokusuar tek karriera dhe stabiliteti, Bricjapi shpesh vë ndjenjat në plan të dytë. Ai është i rezervuar dhe nuk i shpreh lehtësisht emocionet, gjë që mund të krijojë ftohtësi në lidhje.
5. Binjakët
Energjikë dhe kureshtarë, Binjakët shpesh kanë vështirësi në angazhime afatgjata. Ata ndryshojnë mendje shpejt dhe kjo i bën partnerët të ndihen të pasigurt. Dashuria kërkon stabilitet, por Binjakët shpesh kërkojnë stimuj të rinj.


Horoskopi ditor, e hënë 5 maj 2025

Horoskopi ditor, e diel 4 maj 2025


Horoskopi ditor, e shtunë 3 maj 2025

5 shenjat më fatlume për muajin maj!


Horoskopi ditor, e premte 2 maj 2025











