Qershori është muaji ideal për të përcaktuar prioritetet e nevojave tuaja emocionale, pa humbur fokusin te qëllimet dhe ambiciet.
Dashi
Po kaloni një periudhë të shënuar nga xhelozia dhe moskuptimi në dashuri. Mos lejoni tensionet të shtohen, pasi ato mund të çojnë në vështirësi serioze në marrëdhënie. Nga ana materiale, rekomandohet kujdes: shmangni shpenzimet e panevojshme. Në punë, bashkëpunimet në grup do të sjellin ide të reja që mund të prishin stilin tuaj të jetesës. Trajtoni çdo mosmarrëveshje për të ruajtur ekuilibrin tuaj.
Demi
Brenda çiftit tuaj, ndjeni nevojën për të ruajtur intimitetin, ndërsa në dashuri, do të shumëfishoni ‘pushtimet’ e zemrave, por kini kujdes: mos luani me zjarrin. Në aspektin financiar, të ardhura të papritura nga kontrata të reja janë të mundshme. Një energji e bukur është me ty, shfrytëzoje për të krijuar zakone të shëndetshme të të ngrënit. Profesionalisht, synoni më lart, ndaj guxoni dhe dilni nga zona juaj e rehatisë.
Binjakët
Në dashuri, do të kërkoni të harmonizoni marrëdhënien tuaj, ndërsa nëse jeni beqarë, një takim i papritur mund t'ju bëjë të dëshironi të bëni një angazhim të sinqertë. Financat po shijojnë një moment pozitiv. Mos e teproni me ushqimin, pasi kjo mund të ndikojë në vitalitetin tuaj. Profesionalisht, shmangni marrjen e rreziqeve të pamenduara. Përdorni diplomacinë për të siguruar pozicionin tuaj aktual.
Gaforrja
Jeni të rrethuar nga ndjenja të thella dashurie, por kjo e shqetëson partnerin tënd. Nëse objektivi juaj romantik nuk i përmbush pritshmëritë, është më mirë të shmangni zhgënjimin. Financiarisht, po kaloni disa vështirësi që do të zgjidhen së shpejti, me kusht që të shmangni gabimet e së kaluarës. Gjendja shëndetësore e kënaqshme. Menaxhoni detyrat profesionale në mënyrë efikase dhe prisni disa vendime të rëndësishme.
-
Horoskopi ditor, e hënë 2 qershor 2025
2 Qershor, 09:11
Luani
Jeta juaj dashurore është paqësore, përveçse nëse Marsi ju shtyn drejt sjelljes egoiste. Financat e mjaftueshme ju lejojnë të keni shpenzime, por mos e teproni. Vitaliteti juaj është pozitiv, por incidente të vogla mund të bëjnë që të kaloni situata kritike. Në nivelin profesional, nxirrni në pah aftësitë tuaja analitike të cilat do t'ju udhëheqin drejt projekteve premtuese. Mos e neglizhoni dialogun për të shmangur çdo keqkuptim.
Virgjëresha
Në dashuri, për çiftet e martuara po thellohet një krizë, e nxitur nga dëshira për karrierë. Përsa i takon gjendjes shëndetësore është koha të gjeni një moment për pushime, pasi ndiheni i lodhur. Edhe pse energjia juaj është e fortë, më shumë vëmendje te rigjenerimi dhe mirëqenia mentale. Në punë, vijoni të jeni rigoroz dhe diskret, pasi mund të përfitoni nga disa mundësi të cilat presin rritjet në përgjegjësi.
Peshorja
Jeta në çift luhatet midis pasionit dhe tensionit; dilema para së cilës gjendeni është ose rilind, ose merr guximin drejt ndarjes. Buxheti juaj tani kërkon menaxhim më serioz për të përballuar një rënie të të ardhurave dhe rritjen e shpenzimeve. Për sa i përket gjendjes fizike, disa shqetësime vazhdojnë të shfaqen për shkak të nervozizmit. Në punë, pavarësisht pakënaqësive, merrni vendime të qarta për të ecur përpara.
Akrepi
Venusi sjell bashkëpunim dhe intensitet në marrëdhënien tuaj, por tundimi i pabesisë fshihet, ndaj qëndroni vigjilentë për të ruajtur ekuilibrin tuaj. Beqarë, pasioni dhe sensualiteti do të shkëlqejnë nëse guxoni. Financat kërkojnë organizim dhe mençuri. Një ritëm i qetë në jetën tuaj ju lejon të rigjeneroheni, përfitoni nga momente qetësie për t’u rimbushur me energji. Në punë, iniciativa ju ndihmon të realizoni projektet tuaja.
-
"Buqeta e Qershorit", del numri i ri i revistës BORDO!
2 Qershor, 10:20
Shigjetari
Dashuria shkëlqen nën ndikimin e Jupiterit, duke zbuluar cilësi të çmuara te partneri juaj. Beqarët do të befasohen nga lulëzimi i një ndjenje të thellë, tek e cila nuk besonit në fillim, por që do të imponohet vetë. Përpjekjet buxhetore po japin fryte, duke ju lejuar të shlyeni borxhet dhe të hyni në një fazë të favorshme. Vitaliteti juaj është përmirësuar. Këmbëngul në ambiciet profesionale, pasi do t’ju hapin rrugën drejt suksesit.
Bricjapi
Në çift toleranca mbizotëron dhe e bën jetën tuaj më të lehtë, pavarësisht mungesës së besnikërisë. Një mbështetje e dyfishtë astrale favorizon financat. Energjia juaj mentale është e bollshme, por e vështirë për t’u kanalizuar. Fokus në joga dhe udhëtime relaksuese. Po zhvilloni shpejt aftësitë profesionale, ndaj nëse keni një punë të përkohshme është momenti të fitoni çdo mundësi që ju çon në një pozicion të qëndrueshëm.
Ujori
Jeta juaj dashurore premton të jetë e trazuar, pasi po shfaqni një marrëdhënie mosinteresimi, e cila është duke destabilizuar raportin tuaj. Për beqarët, po vijnë ndryshime të rëndësishme. Financat ofrojnë kënaqësi të vogla, por impulsiviteti në blerje duhet të kontrollohet. Fokusohuni në sportet që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut. Në punë, përballoni me qetësi ngarkesën e shtuar të punës dhe menaxhoni tensionet.
Peshqit
Si çift, jeta juaj e përditshme është plot surpriza, por disa reagime të papritura do t’i vënë nervat tuaja në provë. Nën ndikimin pozitiv të Mërkurit dhe falë talentit për biznes, do të përmirësohen financat dhe priten mundësi të reja investimi. Zgjidhni një dietë me perime të thata për të optimizuar gjendjen fizike. Në punë, një projekt i vonuar nuk e zbeh optimizmin tuaj, por mos u dorëzoni, do të shfaqen qëllime më motivuese.
-
Magjia e Pedikyrit ‘Milky’, trendi i thonjve për verën e 2025!
2 Qershor, 13:49






Horoskopi ditor, e enjte 29 maj 2025


Horoskopi ditor, e martë 27 maj 2025

Horoskopi ditor, e hënë 26 maj 2025

Horoskopi ditor, e diel 25 maj 2025





Horoskopi ditor, e enjte 22 maj 2025

3 shenjat më me fat për këtë javë!

Horoskopi, e hënë 19 maj 2025

Horoskopi ditor, e diel 18 maj 2025

