Dashi
Këtë muaj duhet të dëgjoni instinktin tuaj, sepse një mundësi pune mund të vijë nga lidhja me dikë nga e kaluara. Synimi juaj është një eksperiencë e re, ndaj provoni pa kompromise zgjidhjet që do t’ju ofrojnë, duke lënë mënjanë egon tuaj. Ka ardhur momenti të jeni të lumtur me pak, sepse bollëku do të vijë në të ardhmen.
Demi
Gjatë sezonit të eklipsit, duhet të jeni të vëmendshëm ndaj bisedave që kanë të bëjnë me ju, në drejtim të eprorëve tuaj. Mos e kaloni asnjëherë cakun. Nga ana emocionale, do të përjetoni një periudhë të muajit në të cilën do ta keni më të lehtë të shfaqni pasionet tuaja, ndaj mos nguroni të tregoni aspektin tuaj krijues.
Binjakët
Gjithë sezonin e dimrit, duhet të jeni në gjendje të rimendoni idetë dhe filozofitë tuaja, që ndoshta deri tani ju kanë udhëhequr: nëse vazhdoni të këmbëngulni me to mund të përballeni me disfata. Jeni një shenjë plot talente, ndaj nëse ky është momenti, mos nguroni të shfaqni atë me gjithë potencialin dhe format e saj.
Gaforrja
Ky muaj do t'ju sjellë lajme pozitive që ju nevojiten për të shëruar plagët, që nuk i keni shëruar plotësisht. Fjalët lëndojnë lehtësisht, veçanërisht nëse vijnë nga dikush që e doni shumë. Përfitoni më të mirën nga ky moment kalimtar dhe reflektoni për gjithçka që dëgjoni, duke e përdorur për projektet e ardhshme.
Luani
Jeta juaj e dashurisë do të përfshihet nga disa ndryshime apo ribashkime, që nuk i kishit parashikuar. Ky është momenti i duhur që në çdo bisedë apo negociatë, të kërkoni të vendosni kufijtë dhe të mbroni atë që e konsideroni tuajën. Përfitoni nga kalimi i hënës në shenjën tuaj, për të sqaruar gjërat që kishit lënë pezull.
Virgjëresha
Do të kaloni momente luhatjesh të forta emocionale dhe shëndetësore, si dhe priten disa ndryshime në punë. Ka shumë gjasa që impulsiviteti dhe ndjeshmëria juaj mund të nxitë këtë muaj disa trazira në aspektin profesional. Shmangni përplasjet me kolegët, sepse do të lëndoheni shumë dhe rrezikoni vendin e punës.
Peshorja
Për të treguar se çfarë keni arritur në karrierën tuaj, nuk duhet doemos t’i reklamoni ato. Euforia e tepruar nuk bën aspak për ju, ndaj tregojeni gjithçka me përulësi. Relaksohuni dhe përqendroheni te vetja, dhe nevojat tuaja emocionale. Programoni disa ditë pushimi larg zhurmës, kjo është ajo që ju duhet për t'u rikuperuar.
Akrepi
Familja juaj dhe vendimet që do të merrni për të ndërtuar një projekt së afërmi, janë temat që kërkojnë vëmendjen. Ju jeni duke jetuar një periudhë, në të cilën prisni disa ndryshime radikale. Besojini një miku, i cili do të shfaqet papritur në jetën tuaj dhe me gjasë do të jetë një bashkëpunëtor në kauzat që keni filluar.
Shigjetari
Gjatë nëntorit do të gjendeni para zgjedhjeve të vështira, kështu që mbani gjithmonë një plan rezervë, sepse jo të gjitha parashikimet do të dalin ashtu si duhet. Në ditët e para të muajit të nëntor do të kaloni një situatë kritike me shefin, i cili do të reflektojë autoritetin për ju, ndaj përpiquni që të shfaqni disponimin tuaj.
Bricjapi
Për të gjithë të lindurit në pjesën e dytë të muajit do të shfaqet një situatë kritike në aspektin financiar, ndaj bëni kujdes për të ulur shpenzimet dhe buxhetin që keni planifikuar për blerjet. Ky është një muaj kur mund të ndiheni jashtëzakonisht të lumtur dhe tolerantë, ndaj përpiquni të konsideroni rikthimin te miqësitë e vjetra.
Ujori
Ky muaj do të jetë shumë interesant dhe fokusi do të jetë në sektorin profesional. Nëse keni në plan të merrni vendime të rëndësishme, jini të kujdesshëm dhe kërkoni mendimin e partnerit. Ndërkohë që do t`i gëzoheni sukseseve nga puna, është mirë që të kujdeseni edhe për shëndetin. Kujdes nga problemet kronike.
Peshqit
Këtë muaj është momenti të njihni më mirë veten dhe jetën tuaj, duke bërë pyetje dhe duke kërkuar përgjigje. Qëllimi juaj është të kapërceni të gjitha kufijtë përmes arsyes. Nëse keni nisur një projekt, mos e lini përgjysmë. Disa marrëdhënie të nisura këtë verë, do t'ju shqetësojnë emocionalisht, ndaj ruani qetësinë.