KreuHoroskop

Çfarë i pret shenjat në vitin 2024, sipas Meri Shehut!

Meri Shehu ka qenë e ftuar te “Rudina” dhe ndër të tjera ka bërë një parashikim të shkurtër vitin e ardhshëm. Lëvizja më e rëndësishme planetare do të jetë zhvendosja e Jupiterit nga Demi në Binjak, që do të stimulojë logjikën.

Çfarë i pret shenjat në vitin 2024, sipas Meri Shehut!

 “Unë mendoj për të gjitha, do të ndahet shapi nga sheqeri në favoret dhe disfavoret ekonomike deri në pranverë pastaj fillon një vit shumë komunikativë. Jupiteri do të jetë në Binjak.

Do t'i japim shumë rëndësi informacioneve, lajmeve, ndryshimeve, diçka e mirë do të ndryshojë, do të bëjmë gjëra por kjo nuk do të jetë shumë me bazë sepse është si ai fëmija që ka qenë disa kohë i mbyllur, del në kopsht për të lozur dhe i merr të gjitha përpara, nuk i përzgjedh gjërat.

Megjithatë do të jetë një vit logjik, do t’i përmbahet logjikës. Do të funksionojmë në mënyrë më të ftohtë e të logjikshme. Deri në pranverë do të jemi akoma materialistë, zotërues, duam të dimë çfarë na përket e çfarë jo”, tha Meri Shehu.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF