E dini sa ka kushtuar kjo veshje e Lori Hoxhës në ‘Shiko kush Luan’? Është jashtë çdo parashikimi - Celebrity
KreuCelebrity

E dini sa ka kushtuar kjo veshje e Lori Hoxhës në ‘Shiko kush Luan’? Është jashtë çdo parashikimi

Shpesh herë, kur flasim për çmimet e veshjeve të figurave të ekranit, gjithmonë mendojmë për çmime të kripura dhe në fakt në të shumtën e rasteve kështu ka rezultuar.

Por Lori Hoxha na ka treguar që mund të ndodh edhe e kundërta. Trashëgimtarja e Top Channel është një nga fashionistet që numëron një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe shpesh shihet si model nga vajzat e tjera, të cilat e ndjekin atë, pa më të voglin hezitim.

Lori Hoxha ka një stil unik në të veshur, dhe shpesh është paragjykuar për faktin se ka shumë para, sipas të cilëve përkthehet domosdoshmërisht edhe në stil. Kush nuk do të dukej bukur kur blen rrobat të markave më të njohura dhe trendet më të fundit?

Por ja që Lori na tregoi se e kemi shumë gabim. Në daljen publike ku ishte e ftuar në emisionin ‘Shiko Kush Luan’, veshja e Lorit ka kushtuar gjithsej 70 euro, konkretisht fundi ka kushtuar 32 euro ndërsa bluzja, 38 euro…A keni më dyshime?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF