Kylie Jenner është vetëm 20-vjeç dhe ka një super shtëpi të sajën, një biznes i cili e ka shndërruar atë në pak kohë në një miliardere, një pamje që nuk e reflekton aspak moshën, makina pa fund, pjesë e dy reality show, e mbi e gjitha së shpejti do të bëhet nënë. Duket se Kylie Jenner nuk ka pasur një fëmijëri apo një adoleshencë si gjithë moshatarët e saj. Dëshira për të qenë e famshme, shumë e pasur e ka bërë atë të bëjë një jetë shumë ndryshe nga 20-vjeçarët në mbarë globin.
Muajt e fundit, nuk kanë qenë shumë të lehta për Kylien. Ndryshimet që i ka sjellë në trup shtatzënia, nuk i ka përjetuar shumë mirë, aq sa preferoi të “zhdukej” për pak kohë nga rrjetet sociale, por gjithashtu duket se nuk e ndjen gati veten gati për t’u bërë nënë. Burime pranë, më të voglës së familjes Kardashian/Jenner tregojnë se Kylie ndihet e frikësuar pasi mendon se është shumë e vogël për t’u bërë nënë.
Familja, veçantërisht nëna e saj, Kriss po i qëndron shumë pranë Kylie, shprehet burimi, duke u përpjekur për ta ndihmuar atë që ta superojë me sukses këtë periudhë.
Mos ndoshta, Kylie është pak vonë për të menduar për këtë?







Mos, Xhemi sërish e bëre?







Dua Lipa tregon ëndrrën e bërë realiet

Shtatzënë apo jo? Armina sqaron situatën




