Pas gjysmë shekulli në skenë, gjatë së cilës ka shitur më shumë se 300 milion kopje albumesh, këngëtari i famshëm Elton John ka vendosur të mos shkojë më nëpër turne. E shkak për këtë janë bërë problemet shëndetësore të tijë, ndërsa kujtojmë se vitin e kaluar ai qëndroi 12 ditë në spital për shkak të një infeksioni bakterial.
Gjithsesi, edhe më herët Elton John e kishte shfaqur dëshirën e tij për t’u tërhequr nga muzika e për të kaluar më shumë kohë pranë fëmijëve të tij. Ai ka dy fëmijë Zachary 7 vjeç dhe Elijah 5 vjeç.
Këngëtari, pianisti e kompozitori anglez ka sjellë për adhuruesit e muzikës së tij hite të shumta. Mbi 50 këngë të tijë kanë kryesuar top-listat kryesore, ndërsa shtatë albume radhazi kanë qenë më të shiturit në SHBA.



















