KreuCelebrity

Këtë video të Renee-së me Norën do ta shikoni e shikoni shumë herë, ua sigurojmë

Ky fillim viti ka qenë një nisje shumë e mbarë për Nora Istrefin. Këngëtarja ka pasur një axhendë shumë të zënë me koncerte brenda dhe jashtë vendit, por gjithashtu ka gjetur kohë që të bëjë edhe disa ditë pushime dimërore, në një vend padyshim me borë me familjen e saj.

Të qenurit një grua e suksesshme në karrierë, shoqërohet me riskun e madh: të kaluarit shumë pak kohë me familjen. Nuk e dimë se cili është çelsësi i suksesit, por Nora ia ka dalë shumë mirë mbanë që të ruajë një ekuilibër komod mes tyre. Këngëtarja është nënë e një vajzë të vogël, e cila është jo pak e njohur për publikun, Renee-së.

Ajo ka fituar simpatinë e të gjithëve, një kopje e Robertit në pamje, por që ka trashëguar talentin e mamit të saj, pasi me sa kemi parë në postimet e çiftit në Instagram, i pëlqen shumë muzika…fundja “dardha nën dardhë bie”. Pas postimit të fundit të Norës, ju sigurojmë që do ta doni edhe më shumë.

Është nga ato momentet e shenjta, kur fëmija është ulur në prehërin e nënës dhe e puth dhe e përqafon atë pa fund. Për një çast, Nora duket se nuk e kthen kokën për ta puthur pasi po shikon drejt kamera, dhe dora e Renees në faqet e Norës, e cila po përpiqet që t’i rrëmbejë një puthje të dytë…oh sa moment i bukur, nuk e dimë se si mund ta përshkruajmë me fjalë…

My Reneé ?❤️

A post shared by Nora Istrefi (@_noraistrefi_) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF