Kur Kylie Jenner mbulohet me batanije se s’do të zbulojë barkun, por është e kotë
Te hënën në mëngjes Calvin Klein debutoi një fushatë të re me imazh të gjithë motrat Kardashian/ Jenner- Kim, Kourtney, Khloé, Kendall dhe po…edhe Kylie që është shtatzënë. Thuhet se 20-vjeçarja është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin Travis Scott dhe si për ironi, ajo ishte e vetmja që e kishte mbuluar barkun gjatë serisë së fotografive.
Megjithatë, është e paqartë koha se kur janë shkrepur fotografitë, por kuptohet se Kylie është siguruar mjaft mirë për të zhdukur çdo “provë” që vërteton që ajo është shtatzënë, ndonëse nuk ia ka dalë mbanë plotësisht pasi disa paparacë kanë publikuar më herët disa foto me barkun e rrumbullakosur.
Nëse do të ktheheshim pas në kohë, atëherë kur Khloé e veshur me Calvin Klein konfirmoi shtatzëninë e saj, të gjithë e morëm si një postim të paguar nga kompania gjigande, por tashmë e kuptuam, që Khloé është thjesht imazhi i saj.