Këngëtarja 29- vjeçare me famë botërore, Adele, ka qenë pjesë e protestës “ Women’s March”, e cila u zhvillua në Los Angeles. 29- vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale edhe një fotografi ku shfaqej me aktoren Cameron Diaz dhe Jennifer Lawrrence, për të shfaqur influencën e grave dhe mbështetjen për to.
“Njerëzit me më shumë influencë në jetën time kanë qenë gra. Të afërmet e mia, shoqet, mësueset, koleget, idhujt. Jam shumë e dhënë pas këtyre grave”, është shprehur ajo duke shtuar se “ I adhuroj dhe kam nevojë për to çdo ditë e më shumë. Jam shumë mirënjohëse që jam femër dhe s’do ta ndryshoja për asgjë në botë.”
Gjithashtu Adele u sigurua të shpjegohej se s’mund të përfaqësoj apo karakterizohej thjesht nga të qenit grua, por të cilësohet nga ajo çka i jep botës. Ajo ka shtuar se dëshiron atë që është më e mirë për njerëzit edhe pse këta të fundit nuk bien në një mendje se çfarë është ajo.
“Shpresoj të mos cilësohem nga gjinia gjithsesi. Shpresoj të cilësohem për atë çka i jap botës, nga aftësia për të dashur dhe për ta rritur e bërë djalin tim një burrë të mirë përkrah burrit [tim] që më do për gjithçka jam dhe nuk jam. Dua atë çka është më e mira për njerëzit. Bësoj se të gjithë këtë duam thjesht nuk biem në një mendje se cila është”, përfundon Adele.



















