Ishte e ftuara e parë tek ‘Xing me Ermalin’, ndërsa foli pas shumë kohësh mbi të vërtetën e ndarjes nga Vin Veli. Prindër të një djaloshi të vogël, çifti nuk ia ka dalë ta zgjasin romancën edhe për shumë kohë. Sipas Borës, viti që lamë pas ishte i ngarkuar për jetën e tyre familjare, ndërsa tashmë gjithçka kishte shkuar drejt fundit.
Por, duket se ‘beqaria’ e moderatores nuk do të zgjasë për shumë gjatë, ose të paktën kështu parashikon fallxhorja tek Ermali. Në kuadër të lojës, Bora është ulur në tryezën e fallxhores, e cila i ka thënë se së shpejti do të martohej me një bos. Dhe jo vetëm kaq, pasi fati i parashikuar ka zbuluar se emri i personit në fjalë fillon me shkronjën G. Vetë Zemani ka mbetur e surprizuar, ashtu sikurse ka nisur të supozojë disa emra me humor.
Vallë të jetë në kuadër të lojës apo ka diçka të vërtetë në mes, të cilën Ermali e ka shfrytëzuar? Mbetet për t’u parë…