Nëse kemi shkruar, kohët e fundit për veshjet e këngëtareve arsyeja ka qenë pikërisht çmimet shumë të kripura, gati- gati surreale kur bëjmë krahasimin e pagat tona në Shqipëri.
Por ka edhe nga ato këngëtare, që kanë një stil unik në të veshur, por që nuk shpenzojnë shuma marramendëse për të veshur. Një prej të paktave është Orgesa Zaimi.
#LuleTBukraKaTirona Ne studion e @eraldorexho #TiranaEDoMedian ?????❤️ Foto:@eneamema13 ?
E ftuar në në emisionin “Pasditja ime” në RTSH, Orgesa është ndalur të flasë për stilin e saj, duke na treguar edhe një detaj shumë të bukur në garderobën e saj: fustanin e fejesës e ka blerë tek në dyqane të dorës së dytë, ose siç ne i quajmë “tek Gabi”.
“Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose, siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, –u shpreh ajo.
Epo kot nuk thonë: më mirë të dish se të kesh.