KreuCelebrity

Rita Ora sërish si aktore, ja ku mund ta shohim së shpejti

Rita Ora gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se filmi “Fifty Shades of Grey” mund të ketë një tjetër film dhe këtë herë ajo mund të jetë aktorja kryesore e serisë së re.

“Mund të ketë edhe një pjesë të re”, është shprehur këngëtarja e njohur shqiptare e cila gjatë këtij viti ka arritur suksese të mëdha në karrierën e saj muzikore, si dhe ka realizuar kolonën zanore të serisë së re të “Fifty Shades of Grey”.

Nga ana tjetër kanë qenë të shumtë kritikët e filmave të cilët janë shprehur se pas serisë më të re të këtij filmi, i cili do të shfaqet në kinema në 14 shkurt, nuk do të ketë një tjetër seri. Ndërkohë këngëtarja ndoshta ka zbuluar planet e regjisorëve për të realizuar një seri të katërt.

Këngëtarja shqiptare nuk është e re në aktrim pasi gjatë edhe më herët ajo ka qenë pjesë e shesheve të xhirimeve, ku ka marrë pjesë edhe në filmin e famshëm “Fast and Fourios”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF