Ndonëse Barack nuk është më Presidenti i SHBA-ve dhe Michelle nuk është më Zonjë e Parë, ata vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes, pasi ka akoma shumë njerëz që i duan. Michelle konsiderohet si Zonja e Parë më e pëlqyer në Amerikë për mënyrën e saj të sjelljes, por edhe Barack nuk mbetet pas. Një arsye e popullaritetit të madh të tyre është edhe dashuria që kanë për njëri-tjetrin. Ata shfaqeshin gjithmonë të kapur për dore dhe nuk hezitonin kurrë të tregonin ndjenën e madhe që ushqenin.
Ndërsa Barack sapo vërtetoi edhe njëherë se është burri perfekt, ai që çdo grua do të donte të kishte në krah. Michelle festoi dje ditëlindjen e saj, ndërsa surpriza e Barack e ka emocionuar jo pak atë. Ish-presidenti i kishte lënë asaj në zyrë një buqetë të bukur me lule dhe një kartolinë të shkruar me dorë.
Në një postim në Instagram Michelle nuk heziton ta falënederojë bashkëshortin e saj, teksa shkruan: “Faleminderit Barack për lulet e bukura që po më prisnin këtë mëngjes në zyrë. Ti je shoku im më i mirë, fansi im më i madh dhe dëshira për të marrë lule nga ti nuk do të zhduket kurrë”



















