Kur u mësua lidhja e Sarës me Ledionin, pavarësisht se mund të dukej shumë herët, të gjithë e prisnim me padurim dasmën e tyre.
Nisur nga fakti që Sara është një ndër trashëgimtaret e Top Channel dhe Ledioni, një personazh i cili ka shumë vite në ekran, prisnim që ata të bënin një ceremoni shumë luksoze, madhështore, por nuk rezultoi kështu.Sara dhe Ledioni nisën të bashkëjetonin dhe më pas erdhi në jetë dhe djali i tyre i vogël, London. Tashmë që djali ka mbushur 1 vjeç, mami dhe babi janë duke bërë planet për martesë. Deri më tani ishte konfirmuar se dasma do të bëhet në 2018, por Ledioni na zbuloi edhe një detaj tjetër të rëndësishëm: këngën që do të kërcejë çifti.
“Unë e kisha dëgjuar për herë të parë në moshën Dolores O’Riordan kur kam qenë 6 vjeç. Kënga që unë dua që të kërcej edhe në dasmën time është “Linger” është një prej këngëve më të bukura të muzikës jo vetëm të atij grupi”, tha Ledioni.