Një ditë më parë, Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të tretë me një vajzë të vogël, emri i së cilës nuk dihet ende për momentin.
Por një vëmendje jo pak të madhe në një ditë të tillë, mori motra e saj e vogël, Kylie Jenner. Interneti është “cmendur” duke shkruar se Kylie ka qenë nëna surrogate e Kim Kardashian dhe për këtë ka tre arsye shumë të forta.Së pari: Ishin shtatzënë në të njëjtën kohë, dhe Kylie nuk e konfirmuar kurrë se do bëhet nënë së shpejti, përkundrazi është “zhdukur” rrjetet sociale, nuk merr pjesë në festat familjare, nuk ishte në kopertinën zyrtare për Vitin e Ri. Së dyti, sepse Kim ka kërkuar më herët që motrat e saj të mbajnë fëmijën e saj në të kaluarën. Së treti, prej pak ditësh në disa media u publikua lajmi se Kylie Jenner kishte lindur, pasi ishte parë në ambientet e spitalit.
A nuk janë arsye të mjaftueshme për ta besuar këtë “teori”?