Pasi aktorja me origjinë shqiptare deklaroi publikisht se kishte qenë pre e dhunës seksuale kur ka qenë 12 vjeç, u tronditëm të gjithë. Ajo e ndau këtë histori të trishtë në facebook, ku tha se abuzuesi ishte Joel Kramer. Pas kësaj, reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa njëri prej tyre është edhe aktori Arnold Schwarzenegger.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, aktori ka treguar mbështetjen e tij për Elizën, ndërsa shton se është krenarë për guximin e saj. “Tom, të gjithë do të bënim diçka. Jam i shokuar dhe i pikëlluar për Elizën, por po ashtu jam krenar me të, përpos faktit se është një vajzë e talentuar, ajo është një grua e mrekullueshme dhe e guximshme”, ka shkruar Schëarzenegger .
Prej disa muajshm tashmë Hollywood po përballet me raste të shumta abuzimesh seksuale të pretenduara. Ishte Weinstein ai që së pari u akuzua dhe më pas një numër i madh yjesh dolën dhe zbuluan edhe emra të tjerë të njohur të skenës që kanë abuzuar seksualisht me kolegët e tyre.