Një fjalë e urtë popullore e kohërave moderne thotë: shok nuk është ai që kur ti rrëzohet të ndihmon të ngrihesh menjëherë, por ai që shkrihet së qeshuri në fillim e pastaj të jep dorën’.
Në një shoqëri të vërtetë, tolerohen shakatë, ato që shumë të tjerë mund t’i konsiderojnë si ‘shaka pa kripë’. Besi dhe Ermali, gëzojnë një marrëdhënie të tillë. Nuk është hera e parë, që ato “tallen” ( në kuptimin e mirë të fjalës) me njëri- tjetrin. Emisioni i ‘Xing me Ermalin’, ku i ftuar ishte Besi, pak pasi ishte martuar, theu rekord, pikërisht për këtë arsye: për shakatë që bënin me njëri-tjetrin, pa pasur frikën se marrëdhënie e tyre do të pësonte një krisje.Janë të shumta postimet që Ermal Mamaqi bën në profilin e tij në Instagram teksa bën shaka me miqtë e tjerë VIP, duke nisur me Noizy-in, Blerim Destanin, Egin, Bes Kallakun. Por duket se tashmë janë ndërruar paksa rolet.
I cop Ferrari… la nam. sdi me parku?@zinizin
Është Besi, ai që ka postuar një foto të moderatorit me një grup djemsh të vegjël, që me siguri janë fansa të tij, por ajo që të shkakton më shumë të qeshura është përshkrimi që i ka bërë: “Ermal Mamaqi me shoqni”
Ermal Mamaqi me shoqni hahahahaha @ermalmamaqiofficial
Tani jemi në pritje të Ermalit, pasi jemi të bindur që ai nuk do e lërë me aq.