Menduam se nuk do të shihnim më rebele se Diana në pallatin mbretëror, por Meghan Markle nuk mund të ishte më e ‘pabindur’ se kaq. Edhe pse vetëm në fillim të këtij rrugëtimi, aktorja është shumë larg modelit të zakonshëm mbretëror. Me flokë të çrregullt, duke treguar vetëm afrimitet dhe dashuri me Harry-n në publik, Markle ka thyer shumë rregulla të Pallatit Kensington.
Nga ana tjetër, Meghan është etiketuar shpesh si një femër e bukur, me tipare joshëse e linja elegante. Edhe pse duket që bëhet fjalë kryesisht për ‘gene të mira’, aktorja praktikon dhe një mënyrë jetese të veçantë, për të gëzuar shëndet të plotë si fizik, ashtu dhe psiqik. Cilat janë shtatë rregullat nga të cilat Markle nuk heq dorë kurrë?
1. Meditimi i çdo lloj forme.
2. Në palestër nën shoqërinë e miqve.
3. Praktikimi i yoga-s.
4. Pranimi i karakteristikave të veçanta fizike (në rastin e Markle, qukat!)
5. Të gjesh kohë për veten.
6. Nuk ka kompromise me shëndetin!
7. Të menduarit se sa mirë ndihesh pas aktivitetit fizik.