Tashmë nuk ka më dyshime. Sokol Balla do të vijë në ekranin e Vizion Plus çdo të hënë dhe enjte ora 21:00 me ‘Real Story’. TV ka publikuar spotin zyrtar të emisionit, i cili siç ishte përfolur prej shumë ditës, ka ruajtur në emrin e tij “Story”.
Për hir të së vërtetës, emri nuk është shumë i padëgjuar. Në intervistën e fundit që pati me kryeministrin Edi Rama në Top Channel, Balla përmendi ‘real story’. Nisur nga kjo, në media u aludua se ky do të ishte programi i ri që do të drejtonte Sokol Balla, kësaj here në ekranin e Vizion Plus, dhe kështu ndodhi.
#REALSTORY – Sokol Balla ne #vizionplustv?? . Te enjten, ora 21:00 @vizionplustelevizion #SokolBalla
Ai do të drejtojë sërish emisionin politik kryesor në prime time ku do të sjellë për publikun temat më aktuale dhe më të forta, duke gjeneruar debat, ide, intervista, diskutime, brenda dhe përtej lajmit. Në këtë kohë të lajmit të rremë, përpjekja e re gazetareske e Ballës do jetë në funksion të reales dhe të vërtetës.