“Ces’t La Vie” ka përfunduar, por formati në vetvete ka sjellë jo pak lajme nga personazhet. E në fakt, tashmë që çdo gjë ka përfunduar, konkurrentët janë shprehur edhe më lirisht për atë çka kanë përjetuar nëpërmjet performancave ‘live’ në skenë dhe jo vetëm. Së fundmi, e ftuar në “Një kat më lart” ka qenë Ori Kuçi, e cila ka shprehur opinionin e saj për disa nga kolegët në spektakël.
E pyetur mbi qendrimin e saj lidhur me Big Maman dhe Skerdi Farinë, nuk kanë qenë vetëm pozitive fjalët që Ori ka shprehur. “I kam shumë xhan të dy. Performancat e këngëve? Të tmerrshme. Ata nuk kishin një qasje në zëra , muzikalisht nuk më bënin sens as zërat, as performancat e këngëve”, është shprehur Kuçi, e cila së bashku me Anxhela Peristerin në krah, rrëmbyen vendin e dytë.
Lidhur me këtë koment të fundit, Ori shtoi se Big Mama dhe Skerdi e dinin opinionin e saj, dhe se do të vazhdonte të ishte e sinqertë në këtë drejtim.