Duhet ta pranojmë, na vjen mirë ose jo, Kim Kardashian është një frymëzim për femrat në mbarë botën.
Të gjithë duan të duken si ajo. As nuk vihet në diskutim që çdo gjë që vesh, ç’do ngjyrë flokësh që ajo bën do të kthehet në trend. Por ka raste, kur më tepër se frymëzim, vajzat shndërrohen në një kopje të saj. Nëse do të shikonim këto foto të këngëtares Fjolla Morina do ta kishim shumë të vështirë për ta dalluar nëse është ajo apo ylli 37-vjeçar, Kim Kardashian.
I njëjti stil, veshje, e njëjta ngjyrë flokësh dhe poza në foto si Kim Kardashian.
Duhet thënë që kjo nuk është hera e parë. Nëse do i hidhnim një sy profilit të saj në Instagram, do të shihnim shumë foto ku Fjolla duket se një kopje e Kim.
Gjithsesi, përpos kësaj, na lejoni që të komplimentojmë Fjollën për format e saj trupore perfekte.



















