KreuCelebrity

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë: Qava me orë të tëra!

Këngëtari i njohur shqiptar bëhet baba për herë të

Këngëtari Klinti Collaku, një ndër artistët më të talentuar të tregut muzikor shqiptar, ka rrëfyer për herë të parë në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, rolin e ri, atë të prindërimit.

Baba për herë të parë, i një vajze 3 muajshe me emrin Liora, Klinti tregoi ndjesinë e parë e të bërit baba.

“Ka qenë një moment që mua më ka ndryshuar si njeri. Dhe kur e pash gjysmën time, partneren, në atë moment, sepse unë shkova e takova, ngaqë ndejta gjatë gjithë kohës jashtë, por kam dëgjuar gjithçka.

Ishte një lindje natyrale, por shumë e vështirë dhe ajo kishte një forcë të jashtëzakonshme, ndërsa unë isha ai që u dorëzova. Unë kam qarë me orë të tëra, ndërsa familjarët më thoshin çfarë po bën sepse duhet të isha unë ai që duhet t’i jepja forcë. Unë shkova dhe e takova partneren, por unë u dorëzova totalisht dhe që të dy qamë me lot. Më pas kur mora telefonatën qava sërish, por këtë herë për të shkarkuar të gjitha emocionet që kisha mbledhur”, u shpreh Klinti Çollaku.

Këngëtari Klinti Collaku edhe pse në moshë të re, thotë se pas kësaj lindje të vështirë, perceptimi i tij për jetën ka ndryshuar. Ai tashmë e alternon karrierën edhe me familjen madje këngët e tij, ja këndon dhe vajzës për ta vënë në gjumë. Kishte ëndërruar për një djalë, por i erdhi në jetë një vajzë.Teksa do mësonte gjininë e bebit, Klinti Collaku rrëfeu sesi ju prish surpriza.

“Unë e mora vesh gjininë përpara se të bëhej “gender reveal” sepse tezja e gocës kishte marrë tullumbacet, por në një pozicion të dritës dukej ngjyra rozë brenda. Aty e zbulova, por nuk tregova gjë që mos prisja festën. Megjithatë, u mërzita pak se doja ta kisha surprizë”, tha ndër të tjera Klinti Çollaku.