Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë folur hapur për marrëdhënien, karrierën dhe planet e tyre gjatë një interviste të fundit në emisionin “Prime Verë”. Megjithatë, momenti që mori vëmendjen më të madhe ishte një mesazh i papritur që Gimbo mori nga babai i Selin, i cili jeton larg trojeve shqiptare.
Përmes fjalëve të tij, ai tregoi se e ka mirëpritur DJ-në nga Kosova në familje, duke e falënderuar për lumturinë që i ka sjellë vajzës së tij dhe njerëzve të afërt.
“Ashtu siç të ka bekuar familja me emrin Gëzim, ashtu je. Në çdo hap që hedh gëzon njerëz. Ke gëzuar familjen tënde, ke gëzuar edhe familjen time”,u shpreh babai i Selin.
Ai e përfundoi mesazhin me një përshëndetje të ngrohtë dhe me paralajmërimin për një takim të afërt: “Ju puth fort të dyve, shihemi atje, te vendi”.
@kanal10.live Babai i Selinës me mesazh për Gimbon – Emocione në studio
♬ original sound - Kanal10
Selin dhe Gimbo tashmë kanë nisur bashkëjetesën në Tiranë, ndërsa për shkak të angazhimeve dhe lidhjeve familjare udhëtojnë shpesh edhe drejt Kosovës. Marrëdhënia e tyre duket se po bëhet gjithnjë e më serioze, ndërsa mbështetja nga familja e Selin është një tjetër sinjal se dyshja po ndërton plane afatgjata së bashku.
Ndërkohë, Gimbo vijon të jetë aktiv në muzikë, me mbrëmje dhe koncerte të shumta në Shqipëri, Kosovë dhe vende të tjera ku ka publik shqiptar.
