KreuCelebrity

Getinjo dhe Era Berisha romantikë në pushime, çifti zgjedh Greqinë për arratisjen verore

Getinjo dhe Era Berisha romantikë në pushime, çifti zgjedh
Getinjo dhe partnerja e tij, Era Berisha, po shijojnë disa ditë relaksi larg angazhimeve të përditshme, duke zgjedhur Greqinë si destinacion për pushimet e tyre verore.

Ka qenë Era ajo që ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa momente nga udhëtimi, ku shfaqet krah reperit gjatë një shëtitjeje me varkë në një bregdet piktoresk. Krahas fotografive, ajo ka shkruar me humor: “Pak deti, pak na, ma shumë ata se na.”

Edhe Getinjo ka publikuar pamje nga pushimet në InstaStory, duke lënë të kuptohet se çifti po kalon ditët e verës në Greqi.

Historia e tyre e dashurisë tashmë është bërë publike, megjithëse fillimisht dyshja preferoi ta mbante larg vëmendjes së publikut. Muaj më parë, emisioni ynë, përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”, zbuloi se vajza që kishte fituar zemrën e reperit ishte pikërisht Era Berisha.

Për publikun e rrjeteve sociale, Era është një emër i njohur. Ajo numëron një komunitet të madh ndjekësish, veçanërisht në TikTok, ku është mjaft aktive dhe ndan vazhdimisht përmbajtje me audiencën e saj.