Botërori 2026 mund të ketë përfunduar, por Kylian Mbappé vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë herë jo për atë që bëri në fushë, por për jetën e tij private.
Ylli francez i Real Madridit është filmuar në momente intime me aktoren e njohur spanjolle Ester Expósito gjatë një mbrëmjeje në një klub nate në Miami.
Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, dyshja shfaqet duke u përqafuar dhe puthur, ndërsa festojnë së bashku pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Videot kanë ndezur menjëherë rrjetet sociale dhe kanë rikthyer spekulimet për romancën mes tyre. Sipas mediave të huaja, pamjet duket se hedhin poshtë zërat e fundit për një krizë apo ndarje, edhe pse as Mbappé dhe as Expósito nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen.
View this post on Instagram
Kjo nuk është hera e parë që ata përfliten si çift. Në muajin maj, të dy u panë së bashku gjatë pushimeve në Ibiza, ku u publikuan edhe fotografi të tyre në një jaht dhe në momente të afërta.
Ester Expósito ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes gjatë Botërorit 2026, pasi u raportua se kishte ndjekur nga afër ndeshjet e Francës. Më vonë, një fotografi e fshirë brenda pak sekondash, ku ajo shfaqej e veshur me fanellën e Mbappé, shtoi edhe më shumë dyshimet për një lidhje mes tyre.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për raportin që kanë, pamjet e fundit nga Miami kanë bërë që mediat rozë të flasin për një romancë që tashmë duket gjithnjë e më e vështirë për t’u mbajtur larg syrit të publikut.
