Kush është Ester Expósito, aktorja spanjolle që i ka marrë zemrën Kylian Mbappé? - Celebrity
KreuCelebrity

Kush është Ester Expósito, aktorja spanjolle që i ka marrë zemrën Kylian Mbappé?

Kylian Mbappé është një nga emrat më të komentuar të momentit, jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë me Francën dhe Real Madridin, por edhe për jetën private. Së fundmi, ylli francez po përflitet për lidhjen e tij me aktoren spanjolle Ester Expósito, një nga figurat më të njohura të ekranit në Spanjë.

Ester Expósito, 26 vjeçe, ka lindur në Madrid dhe është bërë e njohur ndërkombëtarisht falë rolit të saj në serialin e suksesshëm të Netflix, “Elite”. Seriali, i cili u transmetua për tetë sezone nga viti 2018 deri në vitin 2024, e ktheu atë në një nga aktoret më të komentuara të brezit të ri.

Karrierën në aktrim, Expósito e nisi që në moshë të re, duke ndjekur kurse aktrimi dhe duke u angazhuar në teatër. Më pas, ajo bëri hapat e parë në ekran në vitin 2016, për t’u kthyer pak vite më vonë në një emër të njohur në industrinë e filmave dhe serialeve spanjolle.

Së fundmi, emri i saj është lidhur me atë të Kylian Mbappé, pas disa daljeve të përbashkëta që kanë tërhequr vëmendjen e mediave. Aktorja është parë edhe në tribunën VIP të “Santiago Bernabéu”, ndërsa dyshja më pas është fotografuar në Paris, si dhe gjatë disa udhëtimeve në destinacione si Ibiza dhe Sardenja.

Edhe pse Mbappé dhe Expósito nuk kanë folur gjatë publikisht për marrëdhënien e tyre, daljet e tyre të shpeshta së bashku kanë mjaftuar që romanca të bëhet një nga temat më të komentuara në mediat rozë.

E bukur, e talentuar dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, Ester Expósito tashmë nuk është vetëm një nga aktoret më të njohura spanjolle, por edhe vajza që ka tërhequr vëmendjen e një prej futbollistëve më të mëdhenj në botë.