KreuCelebrity

Elijona Binakaj konfirmon lidhjen me Klodian Mihajn: Jam krenare sepse...

Elijona Binakaj konfirmon lidhjen me Klodian Mihajn: Jam krenare sepse...

Elijona Binakaj ka folur hapur për jetën e saj sentimentale gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4” konfirmoi se është në një lidhje me Klodian Mihajn, duke treguar edhe disa detaje për raportin e tyre.

Biseda nisi pasi Brikena Këllezi vuri re unazën që Elijona mbante në dorë dhe e pyeti nëse bëhej fjalë për një “promise ring”. Elijona e konfirmoi, ndërsa me humor ia ktheu pyetjen Brikenës, duke e ngacmuar për marrëdhënien e saj me Mateon.

E pyetur për pamjet që kishin qarkulluar në rrjet, ku ajo dhe Klodi shfaqeshin duke u puthur, Elijona pranoi publikisht se dyshja janë bashkë. Megjithatë, ajo theksoi se dëshiron ta mbajë sa më private jetën personale.

“Unë dhe Klodi jemi në një lidhje, por dua që gjërat e mia t’i kem private. Jam shumë krenare për lidhjen, por gjërat më të bukura nuk duhet t’i flasësh gjithmonë”, u shpreh ajo.

Elijona vlerësoi veçanërisht mbështetjen që merr nga partneri, duke thënë se ndihet falënderuese për raportin që kanë krijuar.

“Një gjë që më pëlqen shumë te Klodi është se më mbështet. Jam falënderuese, sepse është e rrallë të gjesh meshkuj të tillë”, shtoi ish-banorja.

Ajo zbuloi gjithashtu se Klodi është më xheloz në marrëdhënien e tyre, ndërsa me humor pranoi se të dy kanë momentet e tyre të xhelozisë.

“Mendoj se Klodi është më xheloz se unë, por të dy jemi xhelozë të bukur dhe të ëmbël”, përfundoi Elijona.