KreuCelebrity

Telashe për Steven Seagal, nën hetim për ngacmime seksuale

Steven Seagal është padyshim një nga aktorët më të dashur jo vetëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por të gjithë botës. Shpesh herë aktorin e kemi parë në filma të ndryshëm aksion por edhe seriale të kriminalistikës dhe ata policor.

Por tashmë për aktorin kanë filluar telashet pas është vendosur nën hetim nga Departamenti i Policisë së Los Angeles pas akuzave të ngritura ndaj tij për ngacmime seksuale nga disa aktore. Akuza janë ngritur edhe nga Jenny Mçarthy ndaj Seagal.

Sipas asaj që mediat e huaja bëjnë të ditur, Jenny ka konfirmuar se në nëntor të 2017 Seagal ka tentuar ta zhvishte gjatë një prove edhe pse skenari nuk e kërkonte një gjë të tillë. Gjithashtuu edhe Portia de Rossi dhe Julianna Margulies kanë folur kundër Steven Segal.

Ndërkohë nga ana tjetër aktori nuk ka bërë asnjë prononcim për akuzat e ngritura. Gjatë dy viteve të fundit shumë aktorë dhe regjizorë janë akuzuar nga aktore për ngacmime seksuale.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF