Klea Huta është një nga personazhet më të komentuar të shoëbizit shqiptar pas zbulimit të lidhjes së saj me këngëtarin Elgit Doda, ku çifti ka qenë kohët e fundit kryefjala e mediave rozë në Shqipëri.
Ndërkohë që Klean publiku është mësuar ta shikojë gjithmonë të ëmbël dhe me flokë të zeza në ekran, bukuroshja tashmë do t’ju befasojë me pamje e saj të re. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Klea është shfaqur me flokë të shkurtra bjond.
Ndërkohë ka qenë vetë Klea e cila ka bërë të ditur se ky ndryshim ka ndodhur sepse ajo do të jetë aktore në dramën “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, e cila do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtarë mbrëmjen e sotme.
Gjithashtu Klea ka vendosur të lërë edhe një mesazh për gazetarët.



















