Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndalur. Të rejat më të fundit në karrierën e këngëtares kanë bërë që Dua të përlotet në disa video e foto të piblikuara në Instagram. Dhe, jo pa të drejtë!
Lipa është nominuar në pesë kategori në “Brit Awards”, çka shënon dhe arritjen e radhës për artisten. Bukuroshja kosovare ka lënë pas emra si ai i Ed Sheeran dhe Rag’n’Bone Man. Dua e ka ndarë këtë emocion me ndjekësit në rrjetet sociale, ndërsa kujtojmë se tashmë ajo numëron plot 6 milion fansa në IG.
Kategoritë ku shihet emri i nominuar i Lipës janë: ‘Mastercard’, Femra e Vitit, Kënga e Vitit, Video e vitit dhe Debutuesja më e mirë. Dhe në fakt e meriton, pasi kënga e publikuar rreth dy ditë më parë, IDGAF, ka marrë më shumë se 5 milion klikime në YouTube. Bravo, Dua!!!
https://www.instagram.com/p/Bd5odsjl8oi/