Në pamje të parë dukej një veshje e thjeshtë: një palë pantallona të zeza më një xhaketë në po të njëjtën ngjyrë me disa detaje të kuqe të kombinuara më së miri edhe më këpucët.
Kështu u shfaq bukuroshja Marina Vjollca në puntatën e fundit të Ç’est La Vie, e cila ishte konceptuar si një “mbledhje” e vogël ku ish- konkurrentët u ndalën të komentonin momentet më të spikatura të këtij spektaklit, por duke na zbuluar edhe diçka më shumë nga ajo çfarë kishte ndodhur në prapaskenë.
Marina Vjollca, është një ndër personazhet që vishet shumë shtrenjtë dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as mbëmjen e kaluar. E gjithë vëmendja shkoi tek xhaketa e saj nga Philip Pplein, me vlerë plot 1242 euro.
Jo pak apo jo? Por kur bëjmë krahasimin e veshjet e tjera të Marinës, mund të themi që është një çmim normal.