KreuCelebrity

Si e zbuluan konkurretët e Ç’est la Vie që Erisa Xhixho është shtatzënë, diçka e ‘tradhtoi’

Pak javë më parë, ish-deputetja  e LSI, Erisa Xhixho dha lajmin e mirë se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Kishte preferuar shumë që lajmin për shtatzëninë ta njoftonte në një mënyrë shumë të veçantë pasi dëshironte që t’i linte fëmijës një kujtim të bukur. Pas shumë e shumë kërkimesh në internet, Xhixho zgjodhi të vepronte njësoj si Beyonce: pas perfomancës së saj, preku me dorë barkun që tashmë kishte nisur të dukej. Ishte kujdesur mjaft mirë që ta fshihte në ekran dhe për këtë jo më kot kishte zgjedhur fustane të gjerë.Nëse ajo vetë nuk do na e kishte treguar, nuk mendojmë se do e kishim kuptuar. Në ekran ia kishte dalë ta ruante të fshehtë, por në prapaskenë, jo. Diçka e kishte tradhtuar: dëshira e madhe për të ngrënë ftonj çdo ditë.

“Të gjithë e dinin këtu, më shihnin çdo ditë duke ngrënë ftua. S’ka mundësi gjithë ditën të hajë ftua një njeri, kuptohet që është shtatzënë”, – tha Erisa me të qeshur.Produksioni e kishte mësuar që në fillim se Erisa do të bëhej nënë së shpejti pikërisht për këtë arsye dhe ishte Pandi Laço ai që i sillte ftonj çdo ditë nga bahçja e tij…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF